
Një ndër objektivat kryesorë të drejtuesve të Real Madridit për vijimësinë do të jetë përforcimi i repartit ofensiv.
‘’ Galaktikët ‘’ natyrisht janë një ndër rivalët më të rrezikshëm në çdo kompeticion por gjithmonë ka vend për përmirësim.
Ademola Lookman është shëndërruar në objektivin e Carlo Ancelottit, i cili është tashmë një referent tek Atalanta.
27 vjeçari momentalisht është një ndër kandidatët potencialë për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, i cili e ka nisur sezonin me ‘’ La Dean ‘’ në mënyrën më të mirë të mundshme.
8 gola dhe 5 asiste e 13 sfidat e deritanishme me zikaltërit, të shoqëruara me një lojë për tu duatrokitur e kanë bërë krenar trainerin Gian Piero Gasperini dhe përpara këtij interesi, natyrisht pritet edhe reagimi i ishi-t të Leicester City-t.
Tek ky lojtar spikat shpejtësia, mënyra se si e përdor topin dhe teknika, i cili është shumë i rrezikshëm sidomos në duelet një kundra një.
Megjithatë, s’do të jetë aspak i lehtë largimi nga ‘’ Gewiss ‘’ pasi në rast largimi presidenti Antonio Percassi synon të arkëtojë rreth 70 milionë euro.
Ndërkohë, duke patur parasysh potencialin e Florentino Perez dhe urinë për sukses nuk parashikohet se do të ketë asnjë problem për ta arritur objektivin por është ende herët për të përcaktuar një gjë të tillë pasi në listën e ish trainerit të Milanit mund të përfshihen të tjerë elementë.



