Kalari: Derbi jonë është ndaj Egnatias, shpresojmë që nesër të thyejmë akullin (VIDEO)

Kalari: Derbi jonë është ndaj Egnatias, shpresojmë që nesër të thyejmë akullin (VIDEO)

Për shkak të dënimit nga Disiplina, të trajnerit të Partizanit, Ilir Daja, në konferencë para mediave, ka dalë zv.trajneri Renaldo Kalari, në prag të sfidës që të kuqtë do të luajnë ndaj Egnatias. Kalari u shpreh se nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme, e cila është vlerësuar maksimalisht.

Më tej ai tha se te Partizanit shpresojnë që nesër do të vijë edhe fitorja e parë për këtë sezon në kampionat.

"Mbas humbjes në derbi situata në aspektin psikologjik është jo e mirë, përtej faktit se çfarë prodhoj ajo ndeshje përsa i përket rezultatit. Ashtu si në të gjitha ndeshjet e deritanishme edhe ndaj Tiranës pothuajse gjatë gjithë 90 minutave ne ishim në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe ky fakt na bën optimist, përtej rezultatit i cili nuk ishte në favorin tonë. Dihet që në ndeshjet derbi janë prezente të 3 rezultatet. Tani na duhet të mendojmë të shohim përpara dhe të mos kthejmë kokën mbrapa, ajo çka ka kaluar, ka kaluar.

Skuadra stërvitet maksimalisht , dhe në ndeshjen e radhës ndaj Egnatias ne duhet të marrim maksimumin. Kanë qenë më shumë pikë të lëna, sesa pikë të humbura nga ne, duke iu referuar asaj çfarë kemi dhënë në fushë. Egnatia është një skuadër me kualitet që ka marrë shumë pikë  gjatë kësaj faze dhe në këtë aspekt duhet të ketë vëmendjen dhe vlerësimin tonë maksimal. Duke e lidhur me derbin them që derbi ynë është nesër.

E citova edhe më përpara, ajo që ne na bën optimist është loja që kemi zhvilluar me përjashtim të një pjese të parë me Kukësin. Në ndeshjet e tjera ne kemi qenë dominues dhe kjo është diçka që ne na bën optimist për të ardhmen. Mund t’i marrësh pikët në një mënyrë ose tjetër, por nëse nuk zhvillon lojë të mirë atëherë bëhet e vështirë më pas. Në këtë aspekt skuadra është e qetë sepse ka qenë dominuese në përgjithësi me kundërshtarët, edhe lojtarët janë optimist se rezultatet do të vijnë, shpresojmë duke filluar nga ndeshja e nesërme ndaj Egnatias.

Shpresojmë dhe besojmë shumë se nesër do të jetë edhe dita e kthesës, do thyhet akulli dhe nga ky moment që thyhet akulli të gjithë jemi të bindur stafi lojtarët që do ti rikthehemi rezultateve pozitive dhe shpresoj që Partizani nuk do të ndalet më pas ditës së nesërme.

Normalisht kemi disa disavantazhe duke filluar nga mungesa e trajnerit në stol, e tifozëve të cilët kanë qenë një mbështetje shumë e madhe për ne në të gjitha ndeshjet sidomos në derbi, por edhe mungesat në sulm si Cardoso i cili do mungoj gjatë, Junior i skualifikuar apo edhe Kaçe, gjendjen e të cilit do ta monitorojmë edhe sot në seancën e fundit.”, u shpreh Kalari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy