Espanyol shtang Realin, protagonist edhe Keidi Bare (VIDEO)

Espanyol shtang Realin, protagonist edhe Keidi Bare (VIDEO)

Espanyol ka shtangur Real Madrid, teksa ka fituar me rezultatin 2-1, në një ndeshje shumë të bukur. Katalanasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke realizuar dy herë, me De Tomas në minutën e 17-të dhe Vidal në minutën e 60-të.

Pikërisht te goli i fundit, protagonist ishte edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili dha pasimin e fundin, para se topi të dërgohej në rrjetë nga Vidal.

Reali shënoi me Benzema në minutën e 71, por kjo nuk mjaftoi që madrilenët të merrnin të paktën 1 pikë. Skuadra e Ancelottit mbetet në krye të renditjes me 17 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid e vendit të dytë, ndërkohë Espanyol renditet në vendin e 12-të me 9 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy