Lojërat Olimpike "ndryshojnë" ndarjen e trofeve: Medaljet nuk do të vendosen më në qafë

Lojërat Olimpike "ndryshojnë" ndarjen e trofeve: Medaljet nuk do të vendosen më në qafë

Në mes të një vale shpërthimi të rasteve me Covid-19, Japonia do të mirëpresë sportistë nga e gjithë bota në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, por nuk do të lejojë që në tribuna të ketë tifozë.

Lojërat Olimpike ishin programuar të luheshin në vitin 2020, por u shtyn për këtë vit si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Në kuadër të gjithë kësaj dhe masave të marra që ky proces të shkojë sa më mirë janë paralajmëruar edhe ndryshime në dhënien e medaljeve.

Nuk do të jetë më forma klasike, ku sportistëve u jepeshin medaljet duke ia varur në qafë. Ata do të qëndrojnë në podium dhe medaljet do të jenë të vendosura në tabaka, ku vetë sportistët duhet t’i marrin ato.

Gjithashtu në Tokio 2020 (2021) nuk do të lejohen përqafimet dhe shtrëngimi i duarve, një tjetër masë anti-Covid, paralajmëron Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“Medaljet nuk do të vendosen në qafë. Ato do t’i paraqiten atletit në tabaka dhe atletët do ta marrin vetë medaljen. Do të sigurohet që personi që do të vendosë medaljen në tabaka, do ta bëjë atë me doreza të dezinfektuara. Nuk do të ketë shtrëngime duarsh dhe asnjë përqafim gjatë ceremonisë”, tha Thomas Bach-i, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC)”.

Lojërat Olimpike të Tokios do të fillojnë më 23 korrik dhe do të përfundojnë më 8 gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy