Wanda Nara konfirmon ndarjen nga Mauro Icardi

Wanda Nara konfirmon ndarjen nga Mauro Icardi

Pas zërave të shumtë, së fundmi ka qenë vetë Wanda Nara, që ka konfirmuar ndarjen nga futbollisti Mauro Icardi.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj, Nara shkruan se preferon që njerëzit ta mësojnë nga ajo vetë për ndarjen.

Është shumë e dhimbshme për mua ta jetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe gjërat që po kaloj, si dhe spekulimet mediatike, preferoj që njerëzit të mësojnë për këtë nga unë.

Nuk kam asgjë më shumë për të sqaruar dhe nuk do të jap asnjë lloj detaji për këtë ndarje. Ju lutem, ju kërkoj të më mirëkuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë.

Në fakt, flitej prej kohësh për një ndarje mes të dyve, për shkak të problemeve të shfaqura. Çifti kanë edhe dy fëmijë, të cilët në këtë moment kanë qëndruar me Icardin.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi, ishin në qendër të vëmendjes së mediave rozë, në 2012, kur sulmuesi argjentinas, ia mori bashkëshorten shokut të tij, Maxi Lopez, me të cilin Nara kishte edhe një fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy