Pas largimit nga Skënderbeu, sulmuesi Gresild Lika, do të vazhdojë karrierën te Vora në Kategorinë e Parë.
Njoftimi u bë i ditur nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Afrim i rëndësishëm për Vorën, duke ditur eksperiencën e Likës, që përveç Skënderbeut, ka luajtur edhe me Partizanin, Dinamon, Bylisin dhe Luftëtarin.

POSTIMI I VORËS:
“Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Gresild Lika është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Lika është aktivizuar me ekipe si
Skënderbeu, Partizani, Dinamo, Bylis. Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Gresild Likës dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.”



