Humbja me Benfica, Allegri: Ndodhin edhe këto! Nuk është mbyllur asgjë

Humbja me Benfica, Allegri: Ndodhin edhe këto! Nuk është mbyllur asgjë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për mediat, pas ndeshjes në Champions League, ku skuadra e tij u mposht 1-2 nga Benfica.

Allegri tha se situata të tilla në futboll ndodhin, por shtoi se asgjë nuk është mbyllur dhe beson të kalimi i grupit në Champions League, ndonëse skuadra e tij pas dy ndeshjeve numëron 0 pikë, ndërkohë që rivalët janë në krye me nga 6 pikë.

Është e vështirë të shpjegosh atë çfarë ndodhi, por pas rezultatit 2-1 ndeshja përfundoi, paraqitja ishte e shëmtuar edhe nëse do të barazonim. Tani nuk shërben të flasësh, por vetëm të punojmë e mendojmë për fushën e lojës.

Skuadrës i kam thënë që në futboll këto momente rastisin dhe duhet të dalim prej tyre kolektivisht. Në Champions është e vështirë, por nuk është mbyllur asgjë. E kuptoj momentin e vështirësisë që jeton ekipi, në këto situata mjafton të pësosh një penallti për të ndryshuar gjithçka.

A jam i shqetësuar? Nuk duhet të mendojmë për shqetësimet, duhet vetëm të veprojmë.

Kemi pak vështirësi por na mungojnë disa lojtarë. Duhet të punojmë me qetësi dhe me përgjegjësi të gjithë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy