Antonio Conte, në pikpyetje qëndrimi tek Napoli

Antonio Conte, në pikpyetje qëndrimi tek Napoli

  Pas humbjes së terrenit të Napolit në lidhje kryesisht me Serinë A, tashmë drejtuesit po e mendojnë seriozisht largimin e Antonio Contes. 

Traineri nga Lecce edhe pse mbetet një ndër më të mirët në qarkullim nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Aurelio Di Laurentis në sezonin aktual.

 Momentalisht ‘’ Azurrët ‘’ renditen 15 pikë larg Interit pas 36 sfidave, situatë e cila nuk tolerohet nga numri një i bardhekaltërve. 

Eleminimi gjithashtu nga çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe performancat jo të një niveli optimal në Champions Leagues e shtojnë më tepër presionin tek ishi i Chelseat. 

Disa nga komponentët e Napolit mendojnë se cikli i 56 vjeçarit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por disa të tjerë besojnë se mund ta rikthejë situatën në favor duke filluar nga sezoni vijues. 

Megjithatë, disa alternativa po analizohen me qetësi, për të marrë vendimin e duhur për vijimësinë. 

Duhet theksuar se Antonio Conte tashmë ka nisur të monitorohet nga drejtuesit e Real Madridit, skuadra e të cilëve ka zhvilluar një sezon për tu harruar. 

Besohet se shumë shpejt do të përcaktohet vijimësia tek ish fituesit e Scudettos, kandidat potencial dhe rival i sikletshëm në cilindo kompeticion. 

Në sezonin e dytë strategu italian numëron 25 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje në 47 sfida, cilësitë e të cilit nuk mund të vihen në diskutim pavarësisht ulje-ngritjeve, normale në futboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy