
Rinovimi me Thomas Muller i ka ndezur shpresat tek Bayerni se gjithçka mund të arrihet në të ardhmen .
Gjermanët kurrsesi s’mendojnë të qëndrojnë në vendumëro sidomos pas zhgënjimit në Champions League dhe puna drejt merkatos ka filluar në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Sipas gazetarit Pedro Almeida, Christopher Nkunku ka shkaktuar përsëri interesin e ekipeve të elitës , pas Manchester United .
Megjithatë kjo çështje konsiderohet shumë e vështirë sepse drejtuesit e Leipzigut do ti bënin një ndër rivalëve direkt për Bundesligën nëse do të lejonin largimin e francezit drejt Bavarisë por Julian Nagelsmann e kërkon përsëri ta ketë nën urdhërat e tij sepse gjatë eksperiencës në ‘’ Red Bull Arena ‘’ kuptoi se 24 vjeçari është një lojtar shumë cilësor dhe do të ishte një transferim luksi për Bayern Munchen .
Shpërthimi i ishi-t të Paris St Germain është shoqëruar me të tjerë klubeve të njohura europiane, kryesisht nga Premier League si Manchester United, Newcastle , Manchester City dhe Arsenali , të cilat kanë paralajmëruar Bayern Munchen se nuk do ta ketë aq të lehtë pavarësisht emrit.
Vështirësitë e hasura në Champions League sigurisht janë pasuar nga analizat e detajuara nga drejtuesit respektivë, të cilët asnjëherë s’janë dorëzuar , fakt që i ka ndihmuar në çdo sezon të dalin të paktën me një trofe të fituar por protagonizmi normalisht synohet të zgjerohet pavarësisht se ky kompeticion ka një specifikë ndryshe për shkak të rivalitetit të ashpër.
Christopher Nkunku ka arritur statistika të mrekullueshme me Leipzigun gjatë këtij sezoni duke kontribuar me 31 gola dhe 15 asiste në 48 sfida dhe konsiderata ndaj tij perceptohet krejtësisht llogjike duke i lënë për të kuptuar Leipzigut se duhet të përgatitet në njëfarë mënyre për një largim të mundshëm të talentit francez gjatë merkatos së verës.



