
Siç parashikohej Manchester United do të ishte një ndër protagonistët e kësaj periudhe.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ shquhen për potencialin në aspektin ekonomik por në atë sportiv prej vitesh kanë mbetur në prapavijë.
Mungesa e titujve sigurisht vijon ti shqetësojë drejtuesit të cilët medoemos po mundohen ti vënë pikat mbi i.
Objektivi i rradhës i 20 herë kampionëve të Premier Leagues tashmë është përcaktuar.
Yasin Ayari i Brightonit po evidenton se mbetet një peshë e rëndë në mesfushë, shumë i rëndësishëm tek Suedia gjatë Botërorit.
Në sezonin e shkuar i dha impaktet me bardheblutë dhe ky eveniment edhe njëherë po reflekton se çfarë di të bëjë në fushën e blertë.
Ishi i Blackburn po bën përpjekjet maksimale për një të ardhme të ndritur dhe interesi i Manchester United mund t’ia ndryshojë atë në çdo aspekt.
Negociatat me krerët e Brightonit parashikohen jo të lehta, të cilët do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht referuar edhe situatës së ish fituesve të Champions Leagues në aspektin ekonomik.
Yasin Ayari është mjaft kompetitiv, kreativ dhe ofron siguri në mbarëvajtjen e mëtejshme dhe jo më kot pretendohet nga një ndër klubet më prestigjozë në futboll.



