Duke se problemet nuk kanë fund për Barcelonën. Pas akuzave për blerje të arbitrave, në çështjen “Negreira”, tashmë katalanasit duhet të përballen me akuza të tjera.
Sipas raportimeve nga Spanja, Agjencia e Taksave në Spanjë ka hapur një hetim ndaj Barcelonës mbi parregullsitë e supozuara që përfshijnë pagesat e bëra për agjentët e lojtarëve midis 2015 dhe 2018.
Mashtrimi tatimor në Spanjë është një vepër e rëndë që mund të rezultojë në gjoba të mëdha dhe madje edhe dënime me burg.
Gjatë asaj periudhë, president i Barcelonës, ishte Josep Maria Bartomeu, i cili pritet të merret në pyetje.



