
Vora mori një fitore të rëndësishme ditën e sotme ndaj Korabit, me rezultatin 1-2, por ndeshja kaloi në plan të dytë për disa momente.
Futbollisti i Vorës, Franklin Ntephe, kishte një përplasje të fortë në minutën e 77-të me një nga kundërshtarët e tij dhe si pasojë e kësaj, ra në fushë.
Arbitri ndaloi lojën dhe thirri stafet mjekësore, ndërsa duhej ndërhyrja e ambulancës, për ta dërguar lojtarin me urgjencë në spital.
Pas kësaj, gjendja e lojtarit u stabilizua dhe më e keqja kaloi.



