Liverpooli, i ofron rinovimin Mohamed Salah

Liverpooli, i ofron rinovimin Mohamed Salah

 Në vitet e fundit Mohamed Salah sigurisht është konsideruar një ndër lojtarët më të rëndësishëm tek Liverpooli.

Egjiptiani ka arritur të shëndërrohet në referent në ofensivën e ‘’ Të Kuqve ‘’, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2025-sës.

Drejtuesit kanë filluar të punojnë fort për rinovimin e saj dhe thuhet se do të shoqërohet nga një rrogë prej 18 milionë eurosh në sezon.

Përkushtimi i afrikanit i ka dhënë mundësinë të klasifikohet si një ndër më të rrezikshmit e kontinentit të vjetër dhe për ish fituesit e Champions Leagues ky fakt është një privilegj.

Mirëpo, pretendimi i ishi-t të Romës arrin 25 milionë eurot në sezon, hap i cili e vështirëson arritjen e marrëveshjes.

Gjithsesi, drejtuesit e Liverpoolit duhet të përshpejtojnë sepse së fundmi disa klube nga Arabia Saudite janë interesuar për 32 vjeçarin, duke i ofruar shifra gati të parefuzueshme.

Pritet që javët e ardhshme t’ia vendosin pikën mbi i kësaj historie, duke marrë parasysh se flitet për Mohamed Salah, shumë i rëndësishëm në skemat e Arne Slot.

15 gola dhe 12 asiste në 21 sfida flasin për kapacitetin e tij, tashmë një emblemë për tifozerinë e Liverpoolit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy