
Kukësi dhe Egnatia, siguruan kualifikimin për në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja mes dy ekipeve për trofeun, është planifikuar të luhet më 14 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Kukësi eliminoi në gjysmëfinale Tiranën, me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Ndërkohë Egnatia, kaloi me shumë vështirësi Vllaznia, pas shtesave.
Pritet të jetë një ndeshje e luftuar, ku dy skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht trofeun.



