Paris St Germain, përgatit superofertën për Cole Palmer

Paris St Germain, përgatit superofertën për Cole Palmer

Mesfushori Cole Palmer ishte një ndër më të spikaturit e Botërorit të Klubeve, kompeticion i fituar nga Chelsea.

 Anglezi la gjurmë në finalen kundër Paris St Germain duke shënuar dy gola dhe dha një asist në të tretin. 

Ecuria e mrekullueshme pa dyshim është shoqëruar me interesin pikërisht të ‘’ Les Pariens ‘’, një ekip shumë ambicioz, i ndryshuar totalisht nën urdhërat e Luis Enriques. 

I ashtuquajturi ‘’ El Lucho ‘’ la gjurmë me francezët duke zhvilluar një sezon fantastik, të finalizuar me fitimin e Champions Leagues, ëndërra në sirtar e Nasser Al Khelaifit. 

Sipas disa burimeve sheiku nga Katari ka bërë gati çekun prej 250 milionë eurosh për 23 vjeçarin por referuar rëndësisë në 11-shen e Enzo Marescas pritet një refuzim nga ana e drejtuesve të ‘’ Bluve të Londrës ‘’. 

Kapaciteti në ofensivë dhe sidomos kontributi gjatë gjithë sezonit nuk ka kaluar pa u vënë re nga një ndër trainerët më të mirë në botë momentalisht. 

Përveç Chelseat, Cole Palmer e ka bërë krenar edhe atë të Anglisë Thomas Tuchel, për të cilin duhet pritur se si do të vijojë historia në kohën e mbetur të merkatos. 

Me ish fituesit e Champions Leagues dhe Premier Leagues përveç Botërorit të Klubeve ka fituar edhe Conference Leaguen dhe kjo periudhë konsiderohet shumë e rëndësishme për karrierën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy