
Largimi i Antoine Griezmann në fundin e sezonit do të lërë një boshllëk në repartin e avancuar të Atletico Madridit.
Drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë filluar ti lëvizin me shpejtësi gurët për ta gjetur një zëvëndësues të denjë dhe tashmë e kanë një alternativë.
Nicolo Tresoldi i cili aktivizohet në rradhët e Club Brugge është shëndërruar në një prioritet për merkaton e verës.
Italiani po provon veten tek belgët dhe në sezonin e parë ka shfaqur një rendiment për tu marrë shembull, i shoqëruar me 12 gola dhe 4 asiste në 40 sfida.
21 vjeçari i kushtoi më tepër se 7 milionë euro presidentit të Club Brugges Bart Verhaeghe gjatë verës së kaluar, investim i qëlluar në shenjë.
Mënyra se si lëviz dhe aftësitë për të bashkvepruar me shokët e skuadrës ia kanë rritur ndjeshëm vlerat dhe Diego Simeone ia ka hapur dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’.
Jo vetëm kryeqytetasit por edhe disa klube të tjerë në Europë kanë shfaqur interes për Nicolo Tresoldin për të cilin flitet e numri një i tyre do të ofrojë rreth 30 milionë euro.
Kjo shifër flet qartazi për progresin e bërë në një ligë kompetitive si ajo e Belgjikës i cili mund të provojë shumë shpejt veten në La Liga.
Parashikohet një sfidë e ashpër dhe s’përjashtohet hyrja në garë e të tjerë pretendentëve për ishi-n e Hannover 96.



