
Në kontinentin e vjetër po spikasin disa sulmues, të cilët po bëjnë diferencën në ekipet respektive.
Kësaj liste s’kishte si ti mungonte Viktor Gyokeres, një rrezik i vazhdueshëm për çdo rival.
Suedezi ka ditur të performojë në mënyrë të shkëlqyer tek Sporting Lisbona, për të cilin thuhet se Arsenali është disi në avantazh në krahasim me ekipet e tjerë.
‘’ Topchinjtë ‘’ po kërkojnë një qendërsulmues dhe traineri i tyre Mikel Arteta ka mbetur i befasuar me atë që ai i kryeqytetasve po tregon në çdo ndeshje.
Sezoni i shkuar reflektoi se kemi të bëjmë me një ndër më cilësorët në qarkullim, i përfunduar me 43 gola në 50 sfida, një statistikë impresionuese.
Kapaciteti në dylufimet një kundra një dhe gjithashtu në luftën në ajër e bëjnë 26 vjeçarin një element i cili garanton shumë për vijimësinë.
Megjithatë, paraprakisht drejtuesit e ish kampionëve të Portugalisë i kanë bërë mirë llogaritë, të cilët pretendojnë 100 milionë euro për largimin e ishi-t të St Paulit nga ‘’ Jose Alvalade ‘’.
Kjo shifër po justifikohet nga nxënësi i Ruben Amorim, për të cilin merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme.
13 herë kampionët e Premier Leagues janë një ekip me traditë, sidomos në Angli, por mbetja në prapavijë në lidhje me titujt e bën të domosdoshme merkaton cilësore dhe në rastin konkret përforcimin e ofensivës.



