Sfida me Spanjën, Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur, jemi gati dhe duam të kalojmë grupin

Sfida me Spanjën, Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur, jemi gati dhe duam të kalojmë grupin

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që Shqipëria do të luajë me Spanjën.

Gjimshiti deklaroi se ekipi është gati për ndeshjen e nesërme dhe do të kërkojnë fitoren, për të kaluar grupin.

Drupal Ad

 

Spanja është një ekip shumë i fortë, por të gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër. Gjëja më e rëndësishme është që jemi në garë dhe kemi mundësi ta kalojmë grupin dhe do bëjmë gjithçka mundemi që ta bezdisim Spanjën.

Edhe formacioni i dytë i Spanjës ka të njëjtin nivel si formacioni i parë. E dimë kë kemi përballë i njohim kundërshtarët. Nuk e mendojmë aspak që ata do luajnë me ekipin e dytë, por do e marrim sfidën po aq seriozisht siç do ishte po të luanin me ekipin e parë.

Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje. Ne do të kemi kundërshtar të vështirë nesër dhe vetëm për këtë do mendojmë.

Asgjë nuk është e pamundur në jetë, por sigurisht që është ndeshje e vështirë. Ne sigurisht që do të bëjmë maksimumin dhe do tentojmë që t’i shqetësojmë kundërshtarët.

Jam këtu për të folur për çështjen e kualifikimit, këto janë gjëra për të cilat përkujdeset UEFA. Arsyeja pse jemi këtu ka të bëjë me ndeshjen dhe për atë që do bëjmë nesër dhe do të bëjmë më të mirën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy