Shulku: FSHF ka qëndruar larg kampionatit, nuk ka ekipe të penalizuara nga arbitrat

Shulku: FSHF ka qëndruar larg kampionatit, nuk ka ekipe të penalizuara nga arbitrat

I ftuar në “SportZone” në MCN TV, Ilir Shulku deklaroi se Federata Shqiptare e Futbollit, ka qëndruar gjithmonë largo kampionatit shqiptar, për të cilin tha se këtë vit është shumë i fortë.

Sekretari i përgjithshëm në FSHF, u shpreh se nuk ka ekipe të penalizuara nga gjykimi.

FSHF gjithmonë ka qëndruar larg kampionatit shqiptar. Realisht është një kampionat shumë i fortë. Sivjet është treguar se nuk ka diferenca mes ekipeve. Erzeni është në vendet e para, Egnatia po ashtu. Diferencat janë shumë të vogla. Kampionati është shumë i fortë. Pjesa e gjykimit ka qenë pak sivjet, kjo edhe për shkak të VAR-it. Çdo ekip ka marrë në fushën e lojës, atë që ka merituar. Nuk mendoj se ka një ekip të penalizuar nga gjykimi. Pezullimet e arbitrave nuk njoftohen, por nëse i shikon, që arbitrat që nuk gjykojnë prej kohësh, janë të penalizuar. Klubet janë ndërgjegjësuar. Nuk ka shumë gabime arbitrare. Nuk ka shumë paragjykime. Kur klubet mendojnë se një arbitër ka ndikuar në ndeshje, e kemi shmangur për  një kohë të caktuar.

I pyetur për përdorimin e mundshëm të VAR-it në Kategorinë e Parë, Shulku deklaroi se infrastruktura dhe kosto e madhe, e bëjnë të pamundur, por shtoi se do të përdoret për ndeshjet e “play off” dhe “play out” në fund të sezonit.

VAR në Kategorinë e Parë? Çdo ndeshje ka një kosto të madhe me sistemin VAR. Në një pjesë të klubeve nuk është infrastruktura e duhur për VAR. Janë të ndërlidhura të dyja. Deri tani është një kampionat shumë i fortë dhe shumë i ndjekur. Kemi 5-6 ekipe që pretendojnë elitën. Diferenca e pikëve është shumë e vogël dhe kampionati do të jetë shumë i fortë. Do të vijë edhe koha për VAR në këtë kampionat. Në ndeshjet e “play off” dhe “play out”, do të ketë sistem VAR. Kemi një grup shumë ët mirë arbitrash. Kemi disa të rinj që premtojnë shumë dhe jam i bindur që do të shkojnë mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy