
Sezoni aktual i ka dhënë fund zërave , të cilët lidheshin me një largim të mundshëm të Marcus Rashford nga Manchester United.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ e kanë prioritet rinovimin e kontratës me anglezin, i cili ja ka shpërblyer besimin trainerit Erik Ten Hag me paraqitjet e shkëlqyera gjatë ndeshjeve.
Drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues e kanë kuptuar se 25 vjeçari mund të jetë lideri i ardhshëm i ofensivës , kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2023-shit dhe duke qenë se pretendohet nga Juventusi , Real Madridi apo Paris St Germain , për Manchester United është një paralajmërim se duhet ta përfundojë sa më parë çështjen e rinovimit me yllin e ofensivës.
Gjatë sezonit aktual Marcus Rashford ka arritur statistika të rëndësishme me Manchester United dhe në 53 sfida ka gjetur 29 herë rrugën e rrjetës si dhe ka shërbyer me 9 asiste për shokët e skuadrës.
Prej shumë vitesh ‘’ The Red Devilsat ‘’ po tentojnë të rikthehen në versionin më të mirë dhe të shtojnë titujt në vitrinën e tejmbushur , të cilët në çdo sezon konsiderohen pretendentë , sidomos në Angli.



