
Me rendimentin e treguar mbrojtësi Ronald Araujo ka fituar pike të vyera për rinovimin e kontratës me Barcelonën. Uruguajani ka ditur ta zëvëndësojë ashtu siç duhet të dëmtuarin Gerard Pique dhe katalanasit kërkojnë ta rikompensojnë për sakrificat e bëra në fushën e lojës. Sipas gazetarit italian Nicolo Schira në javët e ardhshme është parashikuar se do të startojnë negociatat ndërmjet palëve , por ‘’ Blaugranët ‘’ janë treguar pragmatikë duke deklaruar se nuk do ta zyrtarizojnë këtë çështje deri sa të përfundojë sezoni .
Me këtë lëvizje kuq e blutë kërkojnë të mos e shpërqëndrojnë aspak fokusin e lojtarëve për ta mbajtur freskinë e duhur në javët më determinante të La Ligas . 22 vjeçari ka evidentuar me paraqitjet e tij se mund te rezultojë një alternativë shumë produktive për taktikat e Ronald Koeman edhe gjatë sezonit të ardhshëm . Me talentin dhe këmbnguljen që e karakterizon Ronald Araujo ka ditur të përballojë rivalitetin e ashpër në ekipet e filialit dhe i ka bërë hapat një nga një drejt kalimit në ekipin e parë të Barcelonës.
Në rast se progresi i mbrojtësit të lindur ne Rivera do të vijojë me të njëjtat ritme me siguri do të konsiderohet si një ndër zbulimet më interesante të trainerit hollandez . Ishi i Boston River dhe Rentistas në Primera Division të Uruguajit e ka mbrojtur këtë fanellë në 26 takime gjatë këtij sezoni dhe ka gjetur një herë rrugën e rrjetës .



