Stadiumi i Kukësit drejt përfundimit, pritet shtrimi i tapetit (FOTOT)

Stadiumi i Kukësit drejt përfundimit, pritet shtrimi i tapetit (FOTOT)

Stadiumi i Kukësit “Zeqir Ymeri” po merr formë dita-ditës dhe është drejt përfundimit. Siç është bërë e ditur pak ditë më parë, inagurimi i këtij stadiumi pritet të bëhet në mesin e muajit tetor.

Ka qenë vetë klubi verilindor që ditën e sotme ka bërë të ditur se ka përfunduar vendosja e stolave pas portave dhe tashmë ka nisur vendosja e tyre edhe në tribunën kryesore. Gjithashtu bëhet e ditur se brenda javës pritet të mbërrijë edhe tapeti, për t’u bërë më pas edhe shtrimi i tij.

Kështu Shqipërisë do i shtohet edhe një tjetër impiant modern, teksa Kukësi pas vështirësive të shumta, duke “shtegëtuar” sa në një stadium në tjetrin, tashmë do të ketë mundësinë të luajë në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy