
Marco Baroni, do të jetë trajneri i Lazios për sezonin e ardhshëm. Presidenti Claudio Lotito, ka zgjedhur 60-vjeçarin për stolin, mes alternativat e shumta.
Njohja e madhe për kampionatit nga Baroni, ka bërë që Lazio ta zgjedhë në stol, për të pasuar të larguarin, Igor Tudor.

Baroni drejtoi Hellas Veronën në sezonin e fundit, me të cilët e mbylli kampionatin në vendin e 13-të.
Ky do të jetë hapi më i madh në karrierën e trajnerit italian, që në të kaluarën ka drejtuar vetëm ekipe të vogla.



