Gjimshiti: Grupi i vështirë për Shqipërinë, objektivat i vendosim gjatë rrugës

Gjimshiti: Grupi i vështirë për Shqipërinë, objektivat i vendosim gjatë rrugës

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti e quan si të vështirë grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Megjithatë futbollisti shprehet se kuqezinjtë do të luftojnë për të marrë më të mirën dhe shton se objektivi do të vendoset gjatë rrugës.

“Për mendimin tim, shorti i Nations League më duket i vështirë për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë do të na dhurojë emocione mjaft të bukura sa i përket sfidave, që do të kemi, duke u përballur me këto skuadra që janë shumë të forta.

Sigurisht, objektivat duhet t’i përcaktojmë me kalimin e kohës, por është e rëndësishme që ne të tregojmë se do të luftojmë për çdo pikë në këtë grup dhe të tregojmë vlerat tona, si edhe të konfirmojmë edhe një herë rritjen e Kombëtares shqiptare në kohët e fundit”, u shpreh Gjimshiti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy