Paris St Germain, ofensivë për Gavin

Paris St Germain, ofensivë për Gavin

 Pas fitimit të Champions Leagues për të dytin sezon rradhazi Luis Enrique ka nisur të planifikojë lëvizjet gjatë merkatos së verës. 

‘’ Lucho ‘’ e ka ndryshuar Paris St Germain në çdo aspekt dhe natyrisht gëzon mbështetjen e padiskutueshme të Nasser Al Khelaifit. 

Asturiani tashmë ka menduar për Gavin, për të cilin thuhet se sheiku nga Katari do të ofrojë rreth 80 milionë euro.

 21 vjeçari konsiderohet ndër më të rëndësishmit tek Barcelona, i përzgjedhur gjithmonë në 11-she nga traineri Hansi Flick. 

Por, për tu marrë në konsideratë është se në aspektin ekonomik ‘’ Los Cules ‘’ ende vijojnë të lënë për të dëshiruar, ç’ka do të thotë se Joan Laporta mund ta pranojë ofertën e numrit një të ‘’ Les Pariziens ‘’. 

Dyert e ‘’ Parque de Prince ‘’ tashmë janë hapur për mesfushorin, me shpresën se do ta veshë bluzën e gjigandëve të Francës dhe momentalisht të Europës.

 Ishi i Barcelonës ka deklaruar se do të vihet menjëherë në kontakt me Gavin për ta bindur, i cili e njeh shumë mirë rrugën e suksesit dhe e ka pozicionuar Paris St Germain ndër më të mirët e kontinentit të vjetër. 

Priten negociata intensive duke qenë se andaluzi ka rezultuar determinant gjatë pesë sezoneve tek ‘’ Blaugranët ‘’, kyç edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy