
Kampionët e Spanjës, Real Madrid, e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, teksa mposhti 1-2 me përmbysje Almerian.
Këta të fundit kaluan në avantazh me Ramazani në minutën e 6-të, ndërsa madrilenët shënuan dy herë me Lucas në minutën e 61 dhe Alaba në minutën e 75.
Në ndeshjet e tjera në La Liga, Gattuso debutoi me fitore në stolin e Valencia, teksa mposhti minimalisht Gironën, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Real Sociedad ndaj Cadiz.
Ndeshje tejet spektakolare ishte ajo mes Chelsea dhe Tottenham, e cila u mbyll në barazim 2-2, ku polemikat nuk munguan, për gjykimin.
Në Bundesligë, Bayern Munich mposhti 2-0 Wolfsburg dhe regjistroi fitoren e dytë në kampionat.



