Chelsea, nuk e harron Julio Encison

Chelsea, nuk e harron Julio Encison

Transferimi nga Libertad Asuncion tek Brightoni, u konsiderua një sukses në karrierën e Julio Encisos.

Me vetëm 20 vite mbi supe sulmuesi ka ditur të adaptohet në Premier League, një nga ligat më kompetitive të Europës.

Shumë shpejt paraguajani ka dhënë shenjat se meriton akoma më shumë, fakt që është shoqëruar me interesin e Chelseat.

Teknika, shpejtësia dhe kapaciteti në duelet një kundra një, ia lartësojnë figurën, i cili i ka bërë krenarë drejtuesit e bardhebluve.

Në 2022-shin, Julio Enciso vendosi të fillojë eksperiencën në Europë dhe me kalimin e kohës e ka justifikuar investimin e bërë prej 11 milionë eurosh nga kjo skuadër.

Tashmë, sipas informacioneve të fundit është Chelsea një ndër ekipet që do të tentojë të përfitojë shërbimet e tij ndërsa nga krahu tjetër, drejtuesit e Brightonit janë të gatshëm të negociojnë në lidhje me ofertat që i kalojnë 40 milionë eurot.

 

Drupal Ad

 

 

 

Përshtatja në disa pozicione të ofensivës e avantazhon në lidhje me kalimin tek një ekip me emër dhe performancat e deritanishme kanë ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit.

Momentalisht, Julio Enciso po analizon çdo ofertë sepse flitet për një vendim shumë të rëndësishëm, i cili mund ta afrojë me trofetë kolektivë dhe jo vetëm në një të ardhme të afërt.

Nëse do të bëhet pjesë e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ sigurisht do të ketë mundësinë të përfitojë edhe në aspektin ekonomik, duke qenë se presidenti i tyre shquhet për ofertat tunduese.

Gjatë dy viteve tek Brightoni Julio Enciso është aktivizuar në 41 sfida, ka kontribuar me 4 gola dhe 5 asiste dhe një lojë për tu marrë shembull, në një ligë në të cilën rivaliteti është shumë i ashpër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy