Newcastle insiston për dy objektiva

Newcastle insiston për dy objektiva

 Merkatoja e kaluar rezultoi tepër e suksesshme për Newcastle United sepse falë goditjeve ka mundur të avancojë në Premier League .

Pavarësisht se situata konceptohet e ndërlikuar , bardhezinjtë kanë besimin se mund ti arrijnë objektivat dhe nuk e kanë shmangur fokusin nga  merkatoja verore  .

Jesse Lingard dhe Sven Botman e kanë impresionuar  Eddie Howen dhe sipas Fabrizio Romanos sheikët arabë nuk do të ndalen deri sa t’ia fitojnë zemrën anglezit dhe hollandezit .

Potenciali ekonomik konsiderohet asi nën mëngë i ‘’ Las Urracas ‘’ të cilët kanë bërë hapa përpara në javët e fundit por gjithçka sapo ka filluar për këtë klub që pretendon të pozicionohet ndër më të fortit  e elitës .

Sipas gazetarit të mirënjohur në ‘’ St James Park ‘’ po punohet me intensitet  për të firmosur me  këto dy lojtarë tepër cilësorë dhe me një të kaluar entuziazmuese .  

Zërat brenda klubit janë përcjellë nga shefja e bordit drejtues Amanda Staveley e cila është shprehur entuziaste për transferimin e  këtyre dy komponentëve që mund ti bashkohen shumë shpejt anglezëve :

 “  Ishim shumë afër Botman në janar por do të vijojmë të këmbngulim për ta sjellë këtu . E njëjta gjë vlen edhe për Jesse Lingard . Po punojmë fort për të arritur akordin sepse i konsiderojmë një vlerë të shtuar për projektin tonë ‘’ , theksoi Amanda Staveley  e cila sigurisht ka një përgjegjësi të madhe mbi supe e cila mund të përkthehet si një kënaqësi unike sepse përfaqëson interesat e një klubi risi në futbollin modern që pretendon të fitojë sa më shumë trofe në të ardhmen .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy