Barcelona, nuk e harron Estevao Willian

Barcelona, nuk e harron Estevao Willian

  Fokusi tek talentët e Brazilit vijon të jetë një ndër prioritetet e Barcelonës në lidhje me merkaton.

Pas transferimit të Vitor Roques në ‘’ Camp Nou ‘’, drejtuesit po mendojnë të bëjnë një tjetër goditje  gjatë verës.

Estevao Willian i Palmeirasit po monitorohet me kujdes nga spanjollët, i cili pretendohet edhe nga Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Paris St Germain.

16 vjeçari është shumë i talentuar, të cilin e quajnë ndryshe si ‘’ Messinho ‘’, lojtar që në tetorin e kaluar gjatë një interviste për të famshmen ‘ Mundodeportivo ‘ shprehu dëshirën për t’iu bashkuar katalanasve.

Natyrisht, ish fituesit e La Ligas dhe jo vetëm do të jenë në njëfarë mënyre të avantazhuar për firmosjen me Estevao Willian por gjithsesi pretendentët konsiderohen shumë të rrezikshëm për arsye të aspektit ekonomik dhe mund ta fitojnë garën për një ndër më të mirët e Brasileiraos.

Mungesa e titujve vijon të jetë shqetësimi kryesor i Joan Laportas, president që ka dhënë maksimumin në çdo merkato për ekipin e zemrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy