
Mesfushori Yves Bissouma është shëndërruar në një ndër risitë e Premier Leagues në sezonet e fundit.
Për 25 vjeçarin nga Mali nuk kanë munguar ofertat dhe protagonist i kësaj historie është bërë Tottenhami , ekip që po pret me shumë entuziazëm startin e merkatos .
‘’ The Spursat ‘’ qëlluan në shenjë me mbërritjen e Antonio Contes në stol , trainer që vinte nga nje sukses historik pasi fitoi Scudetton me Interin dhe kualifikoi ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ për në Champions League .
Pas firmosjes me Ivan Perisic , kryeqytetasit synojnë të shtojnë cilësinë dhe fakti se Yves Bissouma-s i skadon kontrata në 30 qershorin e 2023-shit mund ti bindë drejtuesit e Brightonit për shitjen e afrikanit.
Eksperienca në ‘’ The Arnex ‘’ e ka ndihmuar ekipin e Graham Potterit të vijojë me përfaqësimin në elitën e futbollit anglez , pra në Premier League por kësaj historie i bashkangjitet edhe interesi i Paris St Germain , Manchester United dhe Milanit .
Pavarësisht se arkat e Brightonit mund të fuqizohen , konkurrenca parashikohet tejet e ashpër deri ne fund duke konsideruar Tottenhamin të avantazhuar në lidhje me Yves Bissouman .
Pjesëmarrja në Champions League ishte një objektiv i hershëm dhe traineri nga Lecce e bëri detyrën por duhet të jetë shumë i vëmendshëm në merkato sepse duke filluar nga sezoni vijues lufta do të jetë për tituj të rëndësishëm dhe transferimi i lojtarë cilësorë është një detyrim për kryeqytetasit.
Një plus për Tottenhamin është refuzimi i Arsenalit nga Yves Bissouma dhe pikërisht ky moment është ideali për ta finalizuar këtë marrëveshje me transferimin e afrikanit në ‘’ White Hart Lane ‘’.



