
Kukësi është mposhtur në miqësoren e parë në tokën turke, aty ku po zhvillojnë edhe përgatitjet para fillimit të kampionatit.
Verilindorët u mposhtë minimalisht në miqësoren ndaj Istanbulspor, skuadër kjo që këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit në Turqi.
Vendimtar ishte goli i Ibrahim Yilmaz, i shënuar në minutën e 20 dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Vlen të përmendet edhe fakti që te Istanbulspor, luajnë edhe 3 ish-lojtarë të Kukësit, Kristal Abazaj, Eduart Rroca dhe Valon Ethemi.



