Cody Gakpo, në listën e Bayern Munchenit

Cody Gakpo, në listën e Bayern Munchenit

Bayern Muncheni sigurisht parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së dimrit.

Krerët e bavarezëve kanë investuar prej vitesh fuqimisht për të vijuar me shtimin e trofeve në vitrinën e tejmbushur.

Këtë herë gjermanët janë fokusuar tek metrat e fundit, të cilët kanë përzgjedhur Cody Gapko.

Sulmuesi ka ditur të performojë në lartësinë e duhur në rradhët e Liverpoolit por megjithatë problemet në aspektin ekonomik mund ta detyrojnë shitjen e tij.

Drupal Ad

Referuar lojës që zhvillojne të besuarit e Vincent Kompany, duhet theksuar se ishi i Psv Eindhovenit konsiderohet i duhuri, sidomos për një kampionat si Bundesliga, i cili shquhet si shumë kompetitiv dhe dinamik.

Aktualisht 25 vjeçari mbetet një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër, i grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i Hollandës Ronald Koeman.

10 gola në 26 sfida me ‘’ Të Kuqtë ‘’ natyrisht ja kanë rritur vlerat por s’duhet anashkaluar fakti se ish rekordmenët e kampionatit gjerman do ta kenë të vështirë për ta transferuar në ‘’ Allianz Arena ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy