
Giacomo Vrioni vazhdon të shkëlqejë në Austri, aty ku luan i huazuar te skuadra e Tirol. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë protagonist absolut për skuadrën e tij, në fitoren 5-1 ndaj Wolfsberger.
Vrioni ishte autor i 3 golave, në minutat 26, 62 dhe 86, teksa dha edhe asist te goli i Sabitzer në minutën e 38.
Sulmuesi shqiptar vazhdon të tregojë kështu se po kalon moment shumë të mirë, pas ky është goli i nëntë sezonal dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet.



