Atletico dhe Parisi duel për Scamaccan

Atletico dhe Parisi duel për Scamaccan

 Merkatoja e verës pavarësisht se mendohet e paparashikueshme do të ketë edhe supersfida .

Shumë lojtarë kanë spikatur në sezonin e kaluar , ndër të cilët është edhe Gianluca Scamacca, i cili i ka befasuar të gjithë me modestët e Sassuolos.

Paris St Germain dhe Atletico Madridi pritet të zhvillojnë një duel gjigandësh për golashënuesin italian për arsye se në mënyrë befasueses Diego Simeone i ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .

Si në aspektin cilësor ashtu edhe në atë ekonomik ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ janë ekipe për tu marrë në konsideratë  dhe avantazhi i spanjollëve në këtë rast është se drejtohen nga ‘’ El Cholo ‘’ , një ndër trainerët më të mirë në botë i cili garanton suksese në të ardhmen.

Ofensiva nuk e ka bindur trainerin argjentinas dhe  e shikon 23 vjeçarin një ndihmë për mbarëvajtjen e mëtejshme por tek francezët Gianluca Scamacca mund të përfundojë duke qenë zgjedhja e dytë për trainerin Christophe Galtier , fakt që i  jep përparësi Atletico Madridit për të përfituar shërbimet e talentit të ‘’ Trikolorëve ‘’.

Megjithatë s’duhet harruar se ‘’ Los Rojiblancos ‘’ fillimisht duhet të shesin lojtarë për të krijuar stabilitetin e nevojshëm në aspektin ekonomik e më pas të afrojnë elementët që e kanë bindur 52 vjeçarin.

Sipas Fabrizio Romanos kontaktet e ditëve të fundit ndërmjet parizienëve dhe ‘’ Neroverdëve ‘’ nuk kanë rezultuar të  shpeshta dhe ndoshta ky fakt mund të perceptohet një minus për fituesit e Ligue 1 dhe një plus për ish kampionët e Primera Division , për një lojtar , e ardhmja e të cilit parashikohet larg ‘’ Mapeit ‘’.

Objektivat si gjithmonë janë të njëjtë për të gjithë ekipet e elitës por fillimisht duhet të japin maksimumin gjatë veres e më pas trainerët respektivë duhet domosdoshmërisht ti përshtasin lojtarët me filozofinë e lojës së tyre në funksion të arritjes së sukseseve në turnetë pjesëmarrës .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy