Juventusi, sfidë Barcelonës për Bergvall

Juventusi, sfidë Barcelonës për Bergvall

Pavarësisht vështirësive në aspektin ekonomik, drejtuesit e Barcelonës nuk kanë të ndalur në lidhje me merkaton.

Spanjollët e kanë nisur me kohë ofensivën për të marrë shërbimet e Lucas Bergvall, mesfushor që mbron ngjyrat e Djugardens.

Aftësitë e 17 vjeçarit janë të padiskutueshme, për të cilin edhe Eintracht Frankfurt dhe së fundmi Juventus kanë ndezur motorrët.

Lajmi është bërë me dije nga ‘ Calciomercato ‘ dhe sipas specialistëve flitet për një lojtar që mund të bëjë bujë në të ardhmen, ashtu siç ndodhi edhe me bashkombasit Zlatan Ibrahimovich dhe Dejan Kulusevski.

Në një moshë fare të re, Lucas Bergvall vijon të spikasë në kampionatin suedez por shumë shpejt mund të jetë pjesë e një skuadre elite në kontinentin e vjetër.

Duke filluar nga vera e ardhshme, pritet që ishi i Brommapojkarnas të jetë një ndër protagonistët e saj, për të cilin sigurisht do të zhvillohet një duel i ashpër dhe s’përjashtohet mundësia që të tjerë pretendentë ti trokasin në derë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy