Parisi zgjedh zëvëndësuesin e Mbappes

Parisi zgjedh zëvëndësuesin e Mbappes

Duke qenë se e ardhmja e Kylian Mbappes nuk është e sigurtë në ‘’ Parque de Prince ‘’ , drejtuesit e Paris St Germain kanë filluar të bëjnë llogaritë se cili lojtar mund të jetë i duhuri për të mbushur boshllëkun në rast largimi të sulmuesit.

Braziliani ka ditur të spikasë tek Tottenham Hotspuri dhe natyrisht besimi që i ka dhënë Antonio Conte i ka shërbyer për të avancuar siç duhet me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’.

Rendimenti i shkëlqyer e ka shëndërruar 25 vjeçarin në një ndër më të frikshmit në Premier League dhe gjithashtu i ka ndihmuar kryeqytetasit të kualifikohen në fazën me eleminim direkt në Champions League, duke ia mbushur mendjen e numrit një të pankinës së ‘’ Les Pariziens ‘’ Christophe Galtier.

 Merkatoja e ardhshme verore parashikohet me shumë surpriza dhe ndoshta do të jetë fillimi i një aventure të re për francezin , me shumë gjasa tek Real Madridi , ndërsa  parizienët mund firmosin me ishi-n e Evertonit.

Objektivi i gjigandëve të Francës vijon të jetë fitimi i Champions Leagues dhe besohet se një ditë sakrificat e Nasser Al Khelaifit do të shpërblehen me trofeun e parë në historinë e Paris St Germain.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy