
Prej kohësh vijon të përflitet largimi i mundshëm i Aurelien Tchouameni nga Real Madridi në fundin e sezonit.
Për francezin nuk mungojnë pretendentët, një ndër të cilët është Bayern Munchen.
Gjermanët po përjetojnë të njëjtën situatë, pasi Joshua Kimmich mund të lërë ‘’ Allianz Arenan ‘’ dhe traineri Thomas Tuchel e konsideron 24 vjeçarin zëvëndësuesin ideal.
Gjigandët e Bundesligës dhe jo vetëm kanë ofruar 100 milionë euro për nxënësin e Carlo Ancelottit, shifër të cilën ‘’ Galaktikët ‘’ mund ta perdorin për të arritur objektivin madhor, transferimin e Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Ishi i Bordeaux dëshiron qëndrimin tek spanjollët, pavarësisht se rendimenti i shfaqur në ndeshjet e fundit nuk e ka bindur trainerin italian.
Megjithatë, parashikohet se Aurelien Tchouameni do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës, edhe pse synon ti qëndrojë besnik ‘’ Los Blancos ‘’.



