
Skënderbeu do të luajë në Kategorinë e Parë nga sezoni i ardhshëm dhe për këtë arsye, te bardhekuqtë kanë filluar largimet.
Dy të parët që kanë zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit, janë mbrojtësi Leard Sadriu dhe mesfushori Angaldo Moraes.
Këtij të fundit i ka përfunduar kontrata dhe është larguar nga korçarët, ndërsa Sadriu ishte i huazuar nga Shkëndija dhe do të rikthehet te kuqezinjtë.
Kanë qenë vetë dy lojtarë, që kanë zyrtarizuar largimin nëpërmjet rrjeteve sociale.



