Supersfida e Serie A i takon Juves, Higuain mposht Milanin në “San Siro” (VIDEO)

Supersfida e Serie A i takon Juves, Higuain mposht Milanin në “San Siro” (VIDEO)

Është mbyllur me fitoren e Juventusit super sfida e javës së 11-të në Seria A.

Juventusi është treguar i fortë për Milanin duke e mposhtur 2:0 në “San Siro”.

Kjo ishte nata e Gonzalo Higuain, që pavarësisht se nuk po kalon një sezon të mirë, shënoi dy golat për “Zonjën e Vjetër”, në minutat 23’ dhe 63’, për rezultatin përfundimtar 2:0.

Pas këtyre dy golave, Higuain ka shkuar në kuotën e 101 finalizimeve në Serie A, 71 me fanellën e Napolit dhe 30 me atë të Juventusit.

Pas kësaj fitore, Juventusi ka rrëmbyer kreun e tabelës në Serie A me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli që nesër luan me Sassuolon dhe dy më shumë se Interi që të hënën luan me Hellas Veronan.

Ndërsa Milani mbetet në pozitën e tetë me 16 pikë dhe rrezikon të bie edhe më poshtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy