Janë zhvilluar Lojërat olimpike speciale botërore dimërore në Torino ku pjesëmarrës kanë qenë 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektualë në 3 disiplina. 8 medalje historike erdhën në Shqipëri.
Lidhur me këtë aktivitet në MCN Informacion atletja Vanesa Doçi u shpreh se të gjithë pjesëmarrësit në garë kanë qenë shumë të mirë teksa ajo garonte në disiplinën snowshoeing.
Ajo tha se fillimisht ka pasur shumë emocione por më pas fokusi i saj u përqëndruar te gara dhe gjithçka shkoi më së miri.
Të gjithë ata që merrnin pjesë ishin shumë të mirë. Unë garoja në disiplinën snowshoeing. Kisha fillimisht emocione, por i largova duke i thënë vetes mbaje mendjen vetëm te gara dhe kjo më ndihmoi për t’ja dalë mbanë që gjithçka të shkonte më së miri.
Kishte dhe konkurrencë kur i pash dhe ndoshta emocionet e forta më bënë që në para finalen të renditesha e katërta nga 6 konkurrentet, ndërsa në finale duke u fokusuar te gara dola e para.
Më pëlqeu ky lloj sporti dhe besoj se do vazhdoj gjithmonë nëse kemi dhe mbështetjen.
Stërvitem deri në 5-6 orë por nuk dua të ankohem nga lodhja. Ditët që qëndruam atje për lojërat kemi kaluar shumë bukur.



