
Senegali është skuadra e parë finaliste në Kupën e Afrikës. Përballë Burkina Faso, Senegali ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1, për të prerë një biletë për në finale.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte një tjetër histori. Heroi i Senegalit në këtë sfidë, ishte ylli i Liverpool, Sadio Mane. Ky i fundit ishte protagonist, me gol dhe asist.
Një arritje e rëndësishme për Senegalin, që tashmë do të kërkojë me çdo kusht edhe triumfin në finale, për të marrë trofeun më pas.



