“Nuk kisha interes politik te bojkoti”, Kokëdhima: Kam 20 vite që respektoj ligjin dhe vuaj pabarazinë

“Nuk kisha interes politik te bojkoti”, Kokëdhima: Kam 20 vite që respektoj ligjin dhe vuaj pabarazinë

Koço Kokëdhima, u shpreh se Liga Profesioniste dha një ndihmë të madhe, për shitjen e emrit të kampionatit shqiptar, që për 3 sezonet e ardhshme do të quhet “Abissnet Superiore”. Presidenti i kompanisë në fjalë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli edhe për bojkotin e kampionatit një vit më parë, ku tha se nuk kishte asnjë interes politik për atë që bëri.  Gjithashtu ai tha se në rast se në Shqipëri nuk do të vendoset “Fair Play Financiar”, as ai nuk do e respektojë ligjin.

"Liga ka një president që ka dhënë dorëheqjen. Libohova, ka një meritë shumë të rëndësishme, sepse ka dhënë kontributin e tij për këtë institucion. Ka rreth një vit që Libohova edhe i dorëhequr edhe s’ka ikur. Ai pret që të bëhet një zgjidhje dhe të mos e lërë vendin vakant.

Dua të jem objektiv. Liga ka bërë dhe po bën, disa gjëra shumë të rëndësishme. Edhe në kontratën e shitjes së këtij kompeticioni, Kadia dhe Libohova, luajtën një rol të rëndësishëm.

Unë i bëra një mesazh Kadias, që pa kontributin e tij, kjo marrëveshje nuk do arrihej. Kishte aktorë të tjerë në tender, por e gjithë puna u bë nga Liga. Unë mendoj se Ligën duhet ta suportojmë. Çështja e bojkotit është një investim i madh emancipues. Do donim që liga të kishte një rol më të madh. Nuk është ndërtuar akoma besimi te institucionet. Nuk është marrë niveli i përgjegjësive, që duhet të marrë çdo aktor.

Në kontratën që ne kemi bërë me Federatën, është një pikë ku thuhet se Liga do ketë ebsite-n e saj brenda 90 ditëve.

Kushtet e kontratës janë publikuar në fillim të muajit maj. Kushtet që i ka miratuar tryeza e Ligës, u përfunduan në fund të muajit prill. Vetëm në gusht kontrata i shkoi FSHF.

Nëse do mendonit se unë kisha ndonjë interes politik, këtë gjë do e kishin mundësi ta shikonit në fushatat elektorale. Nuk u angazhova. Nëse do kisha interes, do isha me njërin apo tjetrin krahë, në zgjedhje. Kur flasim për futbollin, unë dhe familja ime kemi bërë investim shumë ët rëndësishme. Unë nuk dua t’i konsideroj këto në një gropë të zezë.

Është e vërtetë që bashkitë e Shqipërisë, kanë ndihmuar kryesish në mënyrë të gabuar, kanë shpërdoruar buxhete në emër të futbollit. Mund të sjellim shembuj, që në 10 vitet e fundit, ka shpenzuar 650 milionë lekë të reja, vetëm rroga, që nuk i dihet ku kanë shkuar, vetëm një pushtet lokal. Ky është një shpërdorim në emër të futbollit. Bashkia në fjalë nuk ka asnjë fushë futbolli ku të luajnë fëmijët. Dukesh si budalla, që të zbatosh ligjin. Nëse këta nuk do të vendosin Fair Play Financiar, do e braktisim edhe ne ligjin. Nuk do e zbatoj më. Kam 20 vjet që e zbatoj dhe vuaj pabarazinë.”, përfundoi Kokëdhima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy