Aga: Shqipëria nuk ka pasur kurrë një plan B me trajnerin Reja

Aga: Shqipëria nuk ka pasur kurrë një plan B me trajnerin Reja

Gazetari i sportit, Ylli Aga, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për humbjen e Shqipërisë ndaj Izraelit.

Ai e quan një rezultat zhgënjyes, duke parë lojtarët dhe pritshmëritë që kemi. Sipas Agës, me trajnerin Reja, te Shqipëria nuk ka pasur kurrë një plan B.

Ishte një rezultat zhgënjyes, për prishmëritë që kishim dhe për lojtarët që kemi. Është një asist për kundërshtarët e grupit. Mundësitë për vendin e parë ishin maksimale. Në çdo grup tjetër në Ligën B, Shqipëria nuk do ishte favorite dhe nuk do kërkohej vendi i parë. Ndaj Islandës de Izraelit është detyrim vendi i parë.

Keqardhje, sepse vlera në lojtarë e Kombëtares, nuk është shfaqur në maksimumin e sa. Mua më rezulton që Reja i ka pasur dyert e hapura për të pritur lojtarë. Janë afruar 62 lojtarë te Shqipëria.

Janë shumë emra që iu është dhënë mundësia për Kombëtaren. Ajo që më shqetëson mua që kur ka ardhur Reja, është se ne kurrë nuk kemi pasur një plan B.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy