
Federata e Polonisë ka nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Paulo Sousa.
Drejtuesit polakë kanë disa alternativa për stolin, por i preferuari duket se është një italian.
Bëhet fjalë për Fabio Cannavaro, me të cilin kanë nisur negociatat.
Cannavaro ka punuar më parë si trajner në Azi. Ai drejtoi Al-Ahly, Guangzhou, Al-Nasr, Tianjin dhe kombëtaren kineze. Në vitin 2019, italiani fitoi kampionatin kinez me Guangzhou Evergrande dhe në 2018 Superkupën e vendit.



