Willian Pacho, në listën e Real Madridit

Willian Pacho, në listën e Real Madridit

Dihet tashmë se një ndër objektivat kryesorë të Real Madridit për merkaton vijuese do të jetë fuqizimi i mbrojtjes.

Carlo Ancelotti në bashkpunim me drejtuesit prej kohësh kanë përveshur mëngët për të shtuar cilësitë kryesisht në prapavijë dhe objektivi i rradhës është Willian Pacho.

Ekuadoriani po impresionon në rradhët e Paris St Germain dhe aktualisht është titullar në 11-shen e formuar nga Luis Enrique.

Në merkaton e verës 23 vjeçari u largua nga Eintracht Frankfurti për në ‘’ Parque de Princes ‘’ për shifrën e 40 milionë eurove, investim i cili ka rezultuar i qëlluar në shenjë nga Nasser Al Khelaifi.

Kapaciteti në prapavijë nuk ka nevojë për koment, lojtar i cili shquhet për efektivitetin sidomos në duelet një kundra një dhe të qënit i suksesshëm sidomos në aksionet e rrezikshme të kundërshtarëve.

Megjithatë, kontrata me kryeqytetasit është e vlefshme deri në 2029-tën, ç’ka do të thotë se për ‘’ Galaktikët ‘’ do të jetë shumë e vështirë për ta larguar nga kryeqyteti francez.

Një kalim i mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të ishte një sukses për Willian Pachon për aryse se do të përfaqësonte një ndër klubet më të suksesshëm në botë.

Florentino Perez vijon të japë maksimumin për Real Madridin, skuadër e cila deri më tani është përfaqësuar denjësisht, edhe pse është ende herët për të dhënë verdikte.

Eshtë sezoni i parë i amerikano-jugorit tek fiuesit në fuqi të Ligue 1, një ekip lider në Francë por fatkeqësisht ka mbetur në prapavijë referuar titujve në kompeticionet europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy