Juventus ‘’ peshkon ‘’ tek Sassuolo

Juventus ‘’ peshkon ‘’ tek Sassuolo

 Me Dusan Vlahovic dhe Denis Zakarian , Juventusit do ti duhet akoma punë për të formuar një skuadër kompetitive , e gatshme për të luftuar për çdo titull.  

Champions League mbetet ëndërra në sirtar e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ por gara në tërë këto vite i ka treguar se akoma nuk ka arritur aty ku duhet dhe kjo histori është përsëritur edhe në Itali pas fitimit të Scudettos nga Interi. 

Mirëpo Massimiliano Allegri e ka një farë shprese sepse e kaluara e favorizon por  duhet ti marrë gjërat pa u ngutur për të mos krijuar një lloj tensioni tek nxënësit e tij të cilët duan të rikapin sa më shpejt majat.

Sassuolo është ndalesa e rradhës për torinezët , aty ku kanë spikatur mesfushorin Davide Frattesi. Talenti i ‘’ Trikolorëve ‘’ ka avancuar me një shpejtësi marramendëse dhe Juventusi do të ketë një përballje historike në lidhje me  22 vjeçarin sepse pretendohet edhe nga kampionët në fuqi të Italisë që mbeten një kërcënim serioz për këtë skuadër .

 Davide Frattesi ka arritur të liderojë në mesfushën e Sassuolos duke i dhënë një marsh më tepër drejt ofensivës dhe njëkohësisht i ka krijuar qetësinë e duhur Alessio Dionisit gjatë ndeshjeve .

 Kjo mundësi është shumë e vështirë që të përsëritet dhe Sassuolo në bashkpunim me Davide Frattesin duhet ti bëjnë mirë llogaritë sepse  do të dilnin të fituar. Duhet parë se si do të rrjedhin ngjarjet gjatë javëve të mëtejshme sepse bëhet fjalë për dy konkurrentë që garantojnë tituj pa mënjanuar benefitet në aspektin ekonomik , fakt që me shumë mundësi do të merret në konsideratë nga Davide Frattesi i cili po shijon një moment tejet të veçantë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy