
Debati vijon për stolin e Manchester United pasi kandidatët janë tepër interesantë dhe sigurisht drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ duan të bëjnë një zgjedhje të zgjuar për tu afruar me sukseset .
Mundësitë më të mëdha janë ato të Mauricio Pochettinos që fatkeqësisht s’ka bërë shumë tek një ekip i mbushur me yje .
Largimi i Ralf Rangnick në përfundimin e sezonit do të konceptohet një rinisje për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ drejt një ëndërre të përbashkët që lidhet me akumulimin e trofeve .
Mungesa e komoditetit tek Paris St Germain vijon ta turbullojë ishi-n e Tottenhamit i cili sipas ‘’ Le Parizien ‘’ mund të rikthehet shumë shpejt në Premier League , kampionat të cilin e ka shumë përzemër.
Kandidatura e Zinedine Zidane sigurisht i ka imponuar analizat e detajuara Nasser Al Khelaifi për arsye se ‘’ Zizou ‘’ ka një të kaluar brilante , sidomos në etapën e parë tek Real Madridi dhe projektin e të ardhmes e ka mbështetur tek drejtimi i një ekipi të elitës .
Megjithatë Manchester United si mbetet edhe shumë kohë dhe duhet detyrimisht të gjejë një zgjidhje për pankinën dhe sipas ‘’ The Athletic ‘’ mënyra e vetme për të dalë të fituar është përshpejtimi i çështjes ‘’ Pochettino ‘’ për të rikthyer qetësinë në të famshmin ‘’ Old Trafford ‘’.
Argjentinasi e finalizon kontratën me kuq e blutë në 2023-shin por Manchester United kërkon ti shfrytëzojë të gjitha mundësitë për ta afruar në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe njëkohësisht të ripërshëndetet me Premier Leaguen.
Koha e humbur është një minus shumë i madh për Manchester United , ekip që është në rrugën e konsolidimit dhe gjithashtu me një projekt ambicioz përpara që i nevojitet një trainer me shumë eksperiencë .
Dueli i sotëm kundër Middlesbrough , i vlefshëm për raundin e katërt të kupës konsiderohet një provë force për të qetësuar disi ujërat e trazuar tek Manchesteri , ekip që do të hyjë në fushë për të kërkuar vetëm 3 pikët që do ti shërbejnë për t’ia ngritur paksa moralin dhe të jetë më i qartë në lidhje me vijimësinë .



