Interi zgjedh Robert Andrich për mesfushën

Interi zgjedh Robert Andrich për mesfushën

Duke qenë se merkatoja e janarit është shumë afër , drejtuesit e Interit kanë filluar përpjekjet për të konsoliduar ekipin. Simone Inzaghi e ka vënë theksin tek mesfusha, repart ku ziklatërit kanë çeduar disi në këtë fillim sezoni. Robert Andrich i Bayer Leverkusen, lojtar i cili ende nuk e ka fituar protagonizmin tek të ashtuquajturit ‘’ Aspirinat ‘’ konsiderohet një element që mund ti shërbejë skemave të ishi-t të Lazios për fazën më vendimtare të sezonit. Megjithatë, përveç Interit edhe skuadra të tjera në ligat më të rëndësishme të Europës e pretendojnë 29 vjeçarin, fakt i cili ndoshta do të përkthehet si një vështirësi për ish fituesit e Scudettos gjatë merkatos së dimrit. Objektivi i skuadrës nga Milano është rikuperimi i terrenit të humbur dhe kthimi sa më shpejt tek titulli kampion në Itali , pa mënjanuar Champions Leaguen , kompeticion në të cilin sezonin e kaluar u mposht nga Manchester City në finale. Deri më tani Robert Andrich është aktivizuar në 9 sfida nën drejtimin e të mirënjohurit Xabi Alonso, trainer i cili e ka ndryshuar totalisht Bayer Leverkusenin, fakt që konfirmohet me renditjen në vendin e dytë në Bundesligë, pas 7 sfidave të zhvilluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy