Një tifoz zvicerian i cili u pa në momentin e tij më të keq dhe në një ekstazë të madhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Francës, është bërë viral në rrjetet sociale.
Zvicra mundi kampionët e botës në Bukuresht mbrëmjen e të hënës me penallti 5-4, ndërsa barazoi 3-3 në dhjetë minutat e fundit.
Vetëm dy minuta para se Zvicra të “merrte veten”, një tifoz zvicerian u pa i zhytur në dëshpërim.

Aparati fotografik fokusoi fytyrën e të riut i cili ndodhej në ankth dhe tërhiqte jakën e bluzës dhe shihte nga qielli me sytë e mbushur me lot.
Por para se ndeshja të përfundonte ndeshja Zvicra barazoi 3-3. Në këtë moment i riu u pa duke “shpërthyer” në gëzim dhe duke shqyer bluzën e tij.

Pas kësaj, përdoruesit e rrjeteve sociale u treguan të shpejtë të bëjnë meme me tifozin zvicerian.
Ja disa prej meme-ve virale:






