Leo Messi, thotë se shoku i tij në kombëtare, Cristian Romero, është mbrojtësi më i mirë në botë për momentin.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, ylli argjentinas, deklaroi se me Romeron në mrbojtje është i sigurt përpara.
Të kem Romeron pas meje është gjëja më e mirë që mund të më ndodhë. Ai gjithmonë më detyron të eci përpara, sepse dëshiron gjithmonë të jetë një kundër një me kundërshtarët e tij.
Më mësoi të mos shikoj prapa dhe për mua, që jam një lojtar sulmues, është një gjë e mirë. Për momentin mendoj se nuk ka dyshim, ai është mbrojtësi më i mirë në botë.



